Aksident me autobus, vdesin 28 udhëtarë
Nga një aksident i autobusit me turistë në ishullin Madeira në Portugali kanë mbetur të vdekur 28 persona, njoftuan zyrtarët nga ky shtet.
Bëhet e ditur se shumica e viktimave ishin turistë gjermanë.
Autobusi, me të cilin po udhëtonin 55 persona, doli nga rruga dhe u rrokullis nga një kodër.
Një televizion lokal tregoi se trupat e viktimave ishin shpërndarë mbi kodrën pranë Oqeanit Atlantik.
Banorët thanë se moti ishte i mirë në kohën e aksidentit ndërsa autoritetet e sigurisë njoftuan se po hetojnë shkakun e mundshëm të aksidentit.
Madeira është një destinacion i njohur për turistët evropianë.