Aksident i rëndë, vdes një person
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person.
Sipas burimeve të Tch, bëhet me dije se, aksidenti i shënuar pak më parë në aksin Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë ka mbetur i vdekur një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zbulon shkaqet e këtij aksidenti./FaktePlus