Aksident i rëndë në Podujevë, lëndohen 2 persona
25/08/2019, 18:14
Dy persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur sot në fshatin Zakut të Podujevës.
Mësohet se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku në mesin e tyre edhe një veturë e policisë.
Të lënduarit janë dërguar me ndihme të shpejtë për trajtim.