Aksident i rëndë në magjistrale (Foto)
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në Komoran të Drenasit.
Sipas fotografive, shihet një veturë e cila siç duket nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike e pastaj ka prishur edhe rrethojën mbrojtëse duke përfunduar matanë rrugës.
Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipe të Policisë së Kosovës dhe FSK-së.