AKP-ja zgjat afatin e pagesave që janë në proces nga shitja e aseteve
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë vendim që të zgjasë afatin e pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike.
Vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së, ndërsa thuhet se arsyeja e këtij vendimi është gjendja me koronavirusin në vend.
“AKP, në përgjigje të situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID-19 dhe duke iu bashkangjitur veprimeve e vendimeve te institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar, njofton opinionin publik se Bordi i Drejtoreve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet për 90 ditë kalendarike, duke filluar nga data 24 mars, 2020”, thuhet në një njoftim të AKP-së.