Akil Gjakova mposhtet nga greku Azoidis
Xhudisti Akil Gjakova nuk ka mundur të vazhdojë rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane të Minskut.
Akili u ndal në rrethin e tretë të garave në Lojërat Evropiane Minsk 2019, nga greku Georgios Azoidis, kategoria -73 kg.
Azoidis arriti ta ndaltë kosovarin duke e mposhtur me IPPON, ndërsa në çerekfinale përballet me Hidayat nga Azerbajxhani.