Sonte ajri në Prishtinë është i rrezikshëm
Ajri në Prishtinë në këtë mbrëmje ka prekur edhe nivelin e fundit të ndotjes.
Sipas departamentit për matjen e ajrit në Ambasadën e SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit është 383.
Me këtë ajër, Prishtina renditet në nivelin e gjashtë, i cili është edhe i fundit i ndotjes.
Me këtë ajër rrezikohet shëndeti i gjithë qytetarëve, prandaj rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.