Ajaxi e përmbys Juventusin
16/04/2019, 22:39
Ajaxi e ka përmbysur rezultatin ndaj Juventusit, duke kaluar në epërsi 2:1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve që po zhvillohet momentalisht në Torino.
Matthijs de Ligt shënoi me kokë në minutën e 67-të për 2:1.
Juventusit i duhen dy gola për të kaluar në gjysmëfinale.