Ajatollahu i Irakut pret Papën në shtëpinë e tij
Papa Françesko ka pasë një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme të islamit shiit në ditën e dytë të vizitës së tij historike në Irak.
Zyra e Ajatollah Ali al-Sistani, udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve shiit, tha se bisedimet kishin në fokus paqen.
Ajatollahu mirëpriti mysafirin në shtëpinë e tij në qytetin e shenjtë të Najaf.
Kjo është vizita e parë e Papës që nga fillimi i pandemisë – si dhe e para vizitë e një pape në Irak.
Kërcënimi nga COVDI-19 dhe sigurisë e kanë bërë udhëtimin e Papës si më të rrezikshmin.