“Ai përdhunoi edhe 2 shoqet e mia”, 15-vjeçarja e dhunuar rrëfen detaje të rënda
Përveç 15-vjeçares, duket se pre e epsheve të Abaz Dokut kanë rënë të paktën edhe dy vajza të tjera të mitura që studionin në gjimnazin e Babrrusë ku ai ishte roje.
Gjithçka është zbuluar nga dëshmia që 15 vjeçarja ka dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore kur ka shkuar që të padisë përdhunuesin e saj Abaz Dogu.
Në dëshminë e siguruar ekskluzivisht nga Abc Neës, 15 vjeçarja tregon se dy shoqet e saj, njëra që jeton në Greqi dhe një tjetër që jeton këtu, i kanë treguar se edhe ato janë marrë nga Abaz Dogu për të kryer marrëdhënie seksuale tek shtëpia e vëllait të tij emigrant në Babrru të Tiranës.