Ahmeti thotë se Qeveria s’e informoi për masat e sotme që hyjnë në fuqi pas 6 orësh
Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja në luftën ndaj koronavirusit pas 12 vdekjeve që ndodhën vetëm sot dhe dje.
Këto masa që pritet të miratohen në mbledhjen e Qeverisë, përfshinë edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00 për qytete si Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Vushtrria ku është shënuar rritja më e madhe e rasteve me koronavirus.
Por, si duket kryetari i Prishtinës nuk ka qenë paraprakisht i informuar për këto masa. Pakënaqësinë e ka shprehur në ‘Facebook’.
“Kishte me qenë mirë bile komunave me na informu paraprakisht para se me dal ne konferencë për masa që hyjnë në fuqi pas 6 orësh. #kosova”, ka shkruar ai, përcjell FaktePlus.