Ahmeti takohet me ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar të Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Ahmeti i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Grøndahl si dhe e ka njoftuar më prioritetet e qeverisjes në Prishtinë.
“Ambasadori Grøndahl shprehi kënaqësinë që do të jetë në shërbim në Kosovë dhe uroi për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e qeverisjes lokale, përmes projekteve konkrete”, ka shkruar Ahmeti./FaktePlus/