Ahmeti: S’na duhen partitë nëse humben 50 mijë vende të punës
Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 1038, ndërsa janë shëruar edhe 2 persona të tjerë.
Të gjitha rastet e fundit pozitive vijnë nga komuna e Prizrenit, ndërsa në Prishtinë edhe sot janë regjistruar 0 raste.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi edhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, derisa ai ka thënë se është shumë vonë me intervenimin ekonomik.
Ky është postimi i plotë i tij:
0 (zero) raste në Pr!
Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…”