Ahmeti s’lejon tubimet zgjedhore në stadiumin “Fadil Vokrri”
Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore, tanimë është vendosur që asnjë tubim parazgjedhor të mos mbahet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ku ndër tjerash ai ka shkruar se çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojëve të Kosovës e Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi.
“Kujtojmë që me datën 10 tetor Kosova do të luajë ndeshjen miqësore nga Gjibraltari ndërsa 4 ditë më vonë, do të luajë ndeshjen kualifikuese me Malin e Zi”, ka shkruar ai./FaktePlus/