Ahmeti: Situata me Covid-19 mbetet edhe më tej e rënduar
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata me pandeminë COVID-19, vazhdon të jetë e rënduar dhe se duhet pasur kujdes të shtuar që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e koronavirusit.
“Mirëmengjesi Prishtinë! Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë̈ me kujdes të shtuar, në mënyrë̈ që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.
Sot Prishtina ka filluar testimin serologjik për COVID-19.
Sot pritet të fillojnë Testet serologjike, Ahmeti: Prioritet qytetarët me simptome të theksuara