Ahmeti për 13 rastet: E pritshme, lajm i mirë që fëmijët e dy çerdheve rezultuan negativ
29 raste të reja janë konfirmuar sonte si të prekur me COVID-19.
13 prej tyre janë në Prishtinë e për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti tha se kjo ishte e pritshme, pas 10 rasteve të reja që u konfirmuan të dielën.
Madje ai tha se këto tri ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave, e që sipas tij është pritur numër edhe më i madh i të infektuarve.
Ahmeti tha se lajm i mirë është se fëmijët e çerdheve janë testuar negativ dhe se kjo lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen.
Postimi i plotë:
29 raste të reja e 13 raste në Prishtinë. E pritshme. Pas 10 rasteve të reja të dielen keto tre ditë janë testuar mbi 200 kontakte të këtyre personave. Testimet janë bo tre ditë rresht dhe realisht kemi pritur numër edhe më të madh. Tani vetëizolim dhe ndalesë e përhapjes.
Lajm i mirë, që fëmijët e çerdheve janë testuar negativ. Kjo na lejon që çerdhet Lulevera dhe Buzëqeshja të rihapen pa klasët e testuara.
Situata është e menaxhueshme. Ju lutemi për distancë dhe maska.
#mosdilpamaske