Ahmeti pas situatës së fundit: Plot gjana mund të bëhen pa u kthyer masat e plota restriktive
Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ajo që po mungon në Kosovë janë informata, strategjia, dhe skenarët e ndryshme.
Sipas tij, kur nuk i ke informatat, politikat ose mungojnë ose nuk janë të bazuara në informatë, njofton Klan Kosova.
“Ende jemi me 300 teste në ditë, ende nuk kemi profil të komplikimeve dhe ende nuk kemi studim epidemiologjik të zhvillimit të sëmundjes në Kosovë. Plotë gjana mund të bëhen pa u kthyer masat e plota restriktive”.
“Shtimi i numrit të infektimeve janë pasojë normale e hapjes, rrjedhimisht edhe shtimi i infektimeve të personave të rrezikuar. Rrjedhimisht edhe vdekjet nga Covidi janë shtuar”.
“Por, numri i vogël i testeve nuk është pasojë. Mungesa e hulumtimeve ku marrin pjesë edhe institucionet private nuk është pasojë e hapjes. E të tjera, e të tjera”.
“Askush nuk pret nga qeveria të jenë ekspertë të luftës ndaj Covidit. Por po ashtu presim qê disa çështje të adresohen. Në qoftë se kjo është luftë ping pongu në mes të qeverisë e opozitës (keqmenaxhimi vs, papërgjegjësia me protesta) atëherë përnime qytetarëve i mbeten vetëm maskat”.
“Nuk është marre me kërku ndihmë qeveria, e as nënshtrim me i ndihmu dikush nga opozita”.
“Marre është me vdek më shumë njerëz për shkak se nuk keni bërë diçka që e keni ditur se duhej bërë”.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë në Facebook: