Ahmeti: LDK le të na ftojë që ta bëjmë planin për rrëzimin e Qeverisë
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Shpend Ahmeti, thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me partitë opozitare për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Por, për këtë, kreu i PSD-së Shpend Ahmeti thotë se kanë edhe kushte.
“Absolutisht, por do të ishte mirë të kemi edhe një marrëveshje parazgjedhore. S’po lypim koalicion, po lypim strategji”, shpjegoi Ahmeti në T7.
Ahmeti thotë se për të mirën e demokracisë PDK do të duhej që të paktën një mandat të kalonte në opozitë.
“Unë mendoj që na mundemi me e çu vendin zgjedhje nëse bëhemi bashkë. Ama s’kisha dashtë me përfundu LDK-PDK pas zgjedhjeve. Nëse nuk merremi vesh që me shku bashkë, merremi vesh me kë nuk shkojmë. Pra me nënshkru më së pari që asnjëri nuk shkon me PDK-në. Super e domosdoshme është kjo farë pune”, thotë Ahmeti.
“Nuk kam vendim të Kryesisë por për shembull kisha qenë për një marrëveshje për me e çu vendin në zgjedhje me kushtin që këta që bëhen bashkë mos me shku me PDK’në’, theksoi Ahmeti. /FaktePlus