Ahmeti kritikon Kurtin: Refuzimi i vaksinave ruse po shkakton humbje të mëdha të jetëve nga Covid-19
Ahmeti ka treguar se Kina ka katër prodhues të vaksinave anti-Covid dhe njëra nga to është ndër më të shtrenjtat në botë për rreth 36 dollarë për dorë dhe sipas tij, ato përndryshe nga Pfizer dhe Moderna, përdorin virusin e vdekur për të shkaktuar reagim të imunitetit të trupit.
Sipas Ahmetit, AstraZeneca funksionon ngjashmërisht me vaksinat kineze, e sipas tij arsyet përse shtetet po hezitojnë për t’i marrë vaksinat kineze është se vetëm njëra nga to i ka publikuar rezultatet e testimeve.
Sipas Ahmetit, arsyetimi se Kosova nuk i pranon këto vaksina pasi nuk janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk është i mjaftueshëm, pasi janë humbur shumë jetë njerëzish nga COVID-19.
Ky është postimi i tij i plotë: