Ahmeti: Kandidati shqiptar për kryeministër do të jetë figurë mbipartiake
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se janë në bisedime me pjesën akademike dhe shoqërinë civile dhe spektrin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut për nxjerrjen e një kandidati për kryeministër.
“Idenë e kemi që kandidati të jetë një figurë mbipartiake”, është shprehur Ahmeti.
“Akoma nuk kemi arrit… janë disa emra me të cilët jemi në komunikim dhe nuk dua që tash ta shpalos këtë punë. Në ditën e parë të fushatës do të jemi me kandidat”.
Ahmeti në Klan Kosova ka theksuar se duan që ua bëjnë me dije komunitetit maqedonas që ata bashkërisht janë pjesë e shtetit.