Ahmeti ia paguan borxhin prej 700 mijë euro ndërmarrjes që harxhoi mijëra euro në “gjymysh”
Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” po e gëlltitë një pjesë të mirë të buxhetit të Komunës së Prishtinës. Në pamundësi për të paguar vetë borxhin e kredisë për blerjen e 51 autobusëve të rinj, këtë po e bënë Komuna e Prishtinës, shkruan FaktePlus
Fiks, 709 mijë e 925 euro është shuma mjeteve që kryetari Shpend Ahmeti mori vendim që të ndahen për këtë ndërmarrje për pagesën e autobusëve të rinj.
Në vendimin e parë thuhet se “Miratohet Vendimi për pagesën e diferencës bazuar në këresën 07 -410 /04 -0285738 /18, të dt, 06.12 për Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban”. Shuma e mjeteve financiare do të jetë 159, 925. 96 euro, të cilat do të ndahen për mbulimin e diferencës në mes të shumës së amendamentit nr. 1 nga Marrëveshja me BERZH-in për blerjen e 51 autobusëve”.
Ndërsa, vendimi i dytë, që është nxjerrë në të njëjtën ditë me të parin, ka të bëjë me pagesën e këstit të dytë të kredisë ndaj Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim nga e cila u morën 10 milionë euro kredi për blerjen e 51 autobusëve.
“Miratohet vendimi për pagesën e këstit të dytë të kredisë, bazuar në kërkesën e datës 03. 12. 2018 për Ndërmarrjen Publike Trafiku Urban. Shuma e mjeteve financiare do të jetë 550. 000 euro, të cilat do të ndahen për pagesën e kredisë për blerjen e 51 autobusëve, sipas Marrëveshjes me BERZH”, thuhet në vendim.
Komuna edhe në korrik të këtij viti kishte ndarë mbi gjysmë milioni euro për të paguar këstin e parë të kredisë, ndërsa kësti i dytë do të paguhet në vitin tjetër.
Pagesa edhe për biletat e shërbyesve civilë
Ahmeti e ka harruar premtimin e zgjedhjeve për rastet sociale që të udhëtojnë falas me transport publik.
Komuna e Prishtinës çdo muaj po i derdh nga 10 mijë euro në llogarinë e Ndërmarrjes “Trafiku Urban” me arsyetimin për të mbuluar shpenzimet e pensionistëve që udhëtojnë vetëm në linjat 3 dhe 4 nëpër kryeqytet. Në këtë pagesë hyjnë edhe të gjithë shërbyesit civilë të Komunës.
“Miratohet vendimi për subvencionimin e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban”. Shuma e mjeteve financiare për subvencionimin e Trafikut Urban do të jetë 9, 900. 00”, euro thuhet në vendimin e Ahmetit të datës 10 dhjetor 2018.
Prioriteti më i madh i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë rregullimi i transportit publik në Prishtinë. Por, ky problem është akoma larg që të zgjidhet në tërsi.
“Trafiku urban” paguan qefin e punëtorëve për fund vit
Ndonëse, kjo Ndërmarrje nuk i ka punët mirë me financa, parat po i gjenë që të paguaj qefin e punëtorëve. Një aheng për fund vit kjo ndërmarrje e ka organizuar për krejt punëtorët e saj në restorantin “Hajdini Palace” ku janë harxhuar mijëra euro. Ahengun e fund vitit e ka publikuar në rrjetin social vetë kjo Ndermarrje. /M.B -FaktePlus/