Ahmeti fton qytetarët e Prishtinës të respektojnë vendimin e Qeverisë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të respektojnë masat e marra nga Qeveria, përfshirë edhe kufizimin e lëvizjeve.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar edhe për reagimet e skenës politike pas vendimit të sontëm të Qeverisë, që nga nesër kufizon lëvizjen e qytetarëve, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.
“E këtë nuk ua patëm borxh, ama bash hiq! Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me sëmundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të Qeverisë. Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës, shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20. S’keni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni veç për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.