Agron Rexhepi: “Fast Food” është helm për organizmin e njeriut
Numër i madh i njerëzve në mbar botën vuajnë nga problem të shumta shëndetësore të cilat po shkaktohen si pasojë e keq ushqyerjes.
Madje edhe në Kosovë ka plotë që “vuajnë” nga mbi pasha, dhe shumë problem të tjera shëndetësore.
E lidhur me këtë nutricisti Agron Rexhepi, në një intervistë për FaktePlus ka thënë se fajtor kryesor është ushimi jo mirë që hanë kosovarët.
Si ushqime të dëmshme Rexhepi po i konsideron ushqimet e shpejta që njihen si “FastFood”, e që ka konsideruar të jenë “helm” për organizmin e njeriut.
““Fast Food” është helm për organizmin e njeriut. Një vaj kur tymoset, në substancën e tij përmban substance kancerogjene, e në një vaj sa e sa fërgesat bëhen. Nëse dëshirojmë shëndet të mirë është mirë që të ushqehemi shëndetshëm aq sa kemi mundësi. Aq sa kemi mundësi duhet ti shmangim ushqimet jo të shëndetshme”.
Ai ka thënë se nuk bën të ushqehemi vetëm njëherë në ditë.
“Nuk bënë të ushqehemi një herë në ditë e dy herë në ditë. Duhet të ushqehemi disa herë në ditë, por lukthi nuk duhet të mbushet tepër. Unë mendojë që ushqim jo i shëndetshëm ndoshta del edhe më shtrenjtë. Nëse ushqehemi shëndetshëm ne do të kemi shëndet të mirë. E ka një kosto më të lartë krahasuar me ushqimet jo të shëndetshme . Në një hamburger që e merr me një euro gjithqka ka por vetëm ushqim jo. Nëse nuk ushqehemi shëndetshëm dhe po e paguaj m një kosto më të lirë në ushqyeshmërinë tonë, kjo do të na kushtojë më shumë në shëndetin tonë i cili do të përkeqësohet.”
Rexhepi tregon se deri në 35 herë duhet të përtypet një kafshatë e ushqimit, në mënyrë që lukthi të arrijë ta përpunojë më lehtë.
“Duhet të ushqehemi disa herë në ditë. Kurrë lukthi nuk duhet të mbushet tepër . Me ushqime duhet që të mos e teprojmë . Nëse ushqehemi ngadal, duke filluar nga përtypja , 32,33,35 herë duhet të përtypet një kafshatë e ushqimit, ne do të ia lehtësojme punën e lukthit. Por nëse e përtypim tri herë dhe ia dërgojmë lukthit atëherë do ta ketë shumë të vështirë lukthi që ta përpu nojë. Të hidratohemi si duhet.Shumica e popullatës tonë është e dehidruar. Ne pijmë uij vetëm kur ndijm etje. Kur shuhet etja kemi nevojë edhe për 2, 3 gota të tjera më shumë uij të pijmë që të hidratohemi si duhet”.
E për të pasur një organizëm më të shëndetshëm ai ka treguar mënyrat se si duhet të trajtojmë organizmin.
“Të ushqehemi si duhet, të bëjmë aktivitete fizike të rregullta, mendojë se problemet do të minimizohen, dhe mendojë se më pak do të kemi nevojë për ti vizituar mjekët”, ka thënë ai./FaktePlus/.