Agim Veliu: Vjosa Osmani nuk ka vend në LDK
Ish-ministri i MPB-së, Agim Veliu ka thënë se Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë që dolën kundër votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk kanë vend në LDK.
Sipas Veliu deputëtë që votojnë kundër do të duhet ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk qëndrohet në një subjekt politik kur bie ndesh me të.
“Nëse Vjosa Osmani përditë bëë thirrje për mosvotim, nuk e ka më bash asnjë kuptim që të qëndrojë në Lidhjen Demokratike”.
“Nuk do të duhej asnjë prej deputetëve të votojë jashtë qëndrimeve të partisë. Tashmë LDK është e njohur dhe ka qëndrime. Është mirë që ata deputë që votojnë kundër do të duhet ta shqyrtojnë qëndrimin e tyre, sepse nuk qëndrohet në një subjekt politik kur bie ndesh me të. LDK po e sheh kush janë ata dhe çfarë janë qëndrimet e tyre”, ka thënë Veliu në T7.