Agim Veliu “këcënon” Vjosa Osmanin: Kam plot fakte, nëse vazhdon të flasë për mua do t’i nxjerr
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kërcënuar bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, me publikimin e fakteve të reja kundër saj, nëse “ajo fillon të merret me mua”.
Veliu ka thënë në T7 se në qoftë se Osmani “do të merret” me të, ai do t’i kundërpërgjigjet me fakte të reja.
“Unë kam thënë fakte të gjalla. Nëse ajo mund t’i demantoj, le t’i demantojë, por këto mundësi që i janë ofru Vjosës, ne ato mund t’i dëshmojmë. Aty s’ka pasur asgjë të pavërtetë. Nuk dëshiroj më tepër të merrem me të, vetëm nëse ajo fillon të merret me mua, unë atëherë shpalosi edhe fakte të tjera. Kam plot”, ka thënë Veliu.
“Në radhë të parë koalicionin e fundit qeverisës, për bisedat katër mujore që ndërtuan koalicion 40-ditësh”, ka thënë ai.