Agim Bahtiri tregon se çfarë nxënësi ishte
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për fëmijërinë e tij. Ai ka treguar se ka qenë një fëmijë i ‘lazdruar’.
Ai ka treguar se në shkollë fillore në fillim ka ikur prej orëve.
“Shkollën fillore e kam fillu 1 vjet ma herët, dhe iksha prej orëve në fillim. Isha ma i ri prej krejt klasës, dhe iksha prej shkolle dy muajt e parë. Nuk mu rrike, se mu doke e vështirë dhe pas dy muajve u mësova”, ka thënë Bahtiri për emisionin n’Konak.
Ai ka thënë se ka qenë nxënës i mirë, i sjellshëm, dhe ka mësuar aq sa ka mundur.