Agim Bahtiri i kërkon Qeverisë ta vendos në karantinë Mitrovicën Veriore
Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i ka kërkuar qeverisë që ta fut në karantinë pjesën veriore të Mitrovicë. Kjo kërkesë e tij bëhet pas rasteve të vdekjeve që kanë ndodhur në pjesën veriore ditëve të fundit, si pasojë e Covid-19.
Ai thotë se deri më tani qyteti i tij nuk ka asnjë të infektuar në këtë qytetet, për çka është i kënaqur.
Bahtiri tutje në Klan Kosova ka prezantuar një kabinë dezinfektuese në të cilët, çdo qytetar i Mitrovicës do të ketë mundësinë të dezinfektohet, e që sic ka thënë ai, është dhuratë nga djemtë e tij që punojnë në Holandë.