Agim Ademi “i sëmurë” shëtit Kosovën, mban fjalim 4 minuta me ligën e veteranëve
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv, dënim i cili i është bërë i plotfuqishëm.
Megjithatë, Ademi ende nuk e ka filluar ekzekutimin e dënimit, pas një lutjeje për shtyrjen e dënimit që e ka bërë. Atë ia miratoi Apeli me arsyetimin se është i sëmurë, edhe pse Gjykata Themelore ia kishte refuzuar.
Por, kjo nuk të jep të duket nga paraqitjet publike të tij, raporton FaktePlus.
Pasi që është parë në disa kafene, Ademi së fundi ka marrë pjesë me një eveniment dhe dhënë një fjalim. Atë e ka postuar Liga e veteranëve të futbollit.