Afro 20 mijë raste me koronavirus në rrjetin online të shitjeve “Amazon”
Kompania e Amazon tha se më shumë se 19 mijë punëtorë në SHBA kishin rezultuar pozitiv me coronavirus që nga muaji mars.
Sipas BBC-sw përcjell FaktePlus, Amazon ishte përballur me kritika nga punonjësit, sindikatat dhe nga zyrtarët e zgjedhur për rreziqet e mundshme në vendin e punës.
Ata deklaruan se kompania ua ka rrezikuar shëndetin punonjësve të saj.
Ndërkohë, gjiganti i teknologjisë tha se shkalla e infektimit është më e ulët se sa që pritej.
Amazon-i i ka mbajtur të hapura objektet e saj gjatë pandemisë së COVID-19, për të përmbushur rritjen e kërkesës nga blerësit të cilët u bllokuan nëpër shtëpi.
Operimi i kompanisë gjatë pandemisë ka qenë shumë fitimprurës, duke ndikuar, sidomos edhe në rritjen e pasurisë së Jeff Bezosit, i cili është njeriu më i pasur në botë.