AFP: Kosova me Qeveri të re pasi u dëbua Albin Kurti dhe u rritën tensionet mes përkrahësve të tij
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Agence France-Presse ka shkruar një artikull pas formimit të Qeverisë Hoti.
AFP-ja thekson se kjo Qeveri u formula pas disa muajsh trazirash politike dhe dëbimit të liderit të krahut të majtë, Albin Kurtit.
“Kosova emëroi një qeveri të re të mërkurën, pas disa muajsh trazirash politike në ish-provincën serbe, duke dëbuar liderin e krahut të majtë Albin Kurti dhe rritur tensionet ndër mbështetësit e tij”, shkruan AFP, përcjell FaktePlus.
“Qeveria e re u krijua nga ish-partneri i koalicionit të Kurtit, LDK e qendrës së djathtë, e cila e përfundoi aleancën me Vetëvendosjen në mars, duke zhytur Kosovën në një krizë të qeverisjes në mes të pandemisë së koronavirusit”.
Tutje AFP përmend edhe zgjedhjet e reja qe po kërkohen vazhdimisht nga partia e Kurtit.
Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë: