Afër 2000 raste aktive me koronavirus në Kosovë, situatë e rënduar në Infektivë dhe spitale
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 169 raste të reja nga gjithsej 1119 persona të testuar/
Brenda kësaj periudhe janë raportuar gjithashtu edhe dy raste të vdekjes me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.
Me rritjen e rasteve në ditët e fundit, rritje kjo e cila e ka prekur gjithë botën, Kosova ka shkuar përsëri afër numrit të 2000 rasteve aktive.
Rastet e sotme pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.
Në anën tjetër, mbi 100 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, klinikat e tjera të QKUK-së dhe spitalet rajonale.