Afaristi nga Shtutgarti dhe albanologu nga Prishtina ju ftojnë ta votoni Bekim Brestovcin
Afaristi Bekim Brestovci ia ka mësyer Kuvendit të Kosovës. Ai është kandidat për deputet nga radhët e Nisma’s Socialdemokrate.
E afaristi nga Shtutgarti, Faton Pllana dhe albanologu, Alban Krasniqi nga Prishtina përmes një postimi në ‘Facebook’ kanë ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, që në zgjedhjet e 6 tetorit të votohet Bekim Brestovci.
Përmes këtij postimi thuhet se duke mbështetur Brestovcin, formësohet nëj model i ri dhe pozitiv për demokracinë e vendit.
Më poshtë sjellim postimi e plotë:
FTESË PËR VOTË
Të dashur miq,
E ndjej veten të nderuar t’ju drejtohem juve, e bashkë me juve, edhe familjarëve dhe miqve tuaj të dashur, që të dialogoni me arsyen dhe logjikën për të bërë ndryshimin e kërkuar dhe shumë të nevojshëm.
Dita e 6 tetorit po afrohet, andaj ju ftoj që me zgjuarsinë e mendjes dhe me ndjenjën e zemrës të merrni pjesë në votim dhe ju të gjithë, që keni para vetes synimin e qartë për ta votuar subjektin politik Nisma Socialdemokrate, ta votoni kandidatin e këtij subjekti politik, Z. Bekim Brestovci e gjeni në listën e këtij subjekti politik me numrin 16.
Të dashur miq,
Bekim Brestovci përmbush të gjitha kriteret etiko-morale, intelektuale dhe profesionale për të qenë një deputet i denjë dhe duke pasur kapacitetin real për të qenë adresues dhe garantues i realizimit të ideve, kërkesave dhe ankesave tuaja.
Duke mbështetur z. Brestovci si deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, formësoni një model të ri dhe pozitiv për demokracinë tonë: respektimin e dinjitetit qytetar e njerëzor, ku deputeti është në shërbim të qytetarit, e jo qytetari në shërbim të tij; ku deputeti për vete merr detyrën, kurse qytetari pushtetin. Dua t’ju bind me masën e sinqeritetit dhe peshën e përgjegjësisë se në panteonin e problemeve dhe telasheve tuaja ai nuk do të jetë spektator, por do të jetë përherë pranë jush. Ai do ta kujtojë gjithherë këtë premtim, por as ju mos e harroni!.