Afaristi kosovar uron Hotin, ia liston pengesat me të cilat përballen prodhuesit
Afaristi kosovar, Pirro Piraj derisa ka uruar Avdullah Hoti për postin e kryeministrit, ai i ka përmendur edhe problemet me të cilat po përballen prodhuesit në vend.
Por për gjitha këto Piraj, ka thënë se bizneset presin shumë nga ai.
Veç kësaj Pirraj që është njëri ndër pronarët e kompanisë “Meka Halal Food” ka theksuar katër nga kërkesat kyçe por që ka shtuar shkak i pandemisë janë shtuar pengesat për zhvillim më të madh të ekonomisë në vend.
Ndryshe nga shumë kompani e biznese tjera, kompania vendore e përpunimit të produkteve të mishit “Meka”, nuk figuron në listën e bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, e ndarë nga Qeveria në detyrë, për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga pandemia COVID-19.
Kjo kompani është edhe shembull i mirë për trajtimin që iu bën punëtorëve të saj.
Postimi i plotë i Pirajt:
Tash e shumë vite kërkesat e bizneseve janë të njëjta, dhe vazhdojnë të mbetën deri në përmirësim e gjendjes!
Sot, prodhimi në Kosovë vazhdon të ketë pengesa të llojit:
1.Probleme me energji elektrike (mungesë të furnizimit të rregullt me rrymë 24/7 220 volt)
2.Pagesë të taksës doganore dhe TVSH-së në kufi për lëndën e parë, pra, përderisa nuk arrijmë ta aplikojmë sistemin e pagesës së TVSH-së në shitje dhe lirimin nga taksa doganore të lëndës se parë, biznesi vendorë mbetet ne disfavor.
3.Ligjin e tregtisë se brendshme që është diskutuar aq shumë, e aq shpesh, sa që çfarëdo debati për këtë temë është i tepërt më!
4.Prodhuesit vendorë janë ata që e zhvillojnë ekonominë e një vendi, dhe duke e pas parasysh gjendjen e tregut, me afate të larta për arkëtimin e mjeteve financiare, shteti duhet që të paktën prodhuesve vendor të ua mundësoj pagesën e TVSH-së tre muaj pas shitjes (90 ditë pas shitjes, ndërsa tash është 20 ditë, pra nëse realizon shitje në fund të muajit, TVSH-në e asaj shitje e paguan max deri në ditën e 20 të muajit të ardhshëm, ndërsa shumica e afateve të pritjes janë 50+ ditë, pra pagesa e TVSH-së bëhet për shitje pa arkëtimi të mjeteve!)
Ka edhe shumë pengesa tjera që janë barrë për zhvillim më të madh e më të shpejtë të ekonomisë vendore, sidomos tash pas Covid 19.
Urime z. Avdullah Hoti, duke e pas parasysh profesionin tuaj, biznesi pret shumë!