Afaristi kosovar thirrje për Qeverinë
Që dy javë, gjitha bizneset përveç atyre të prodhimeve janë mbyllur. Kjo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi e i cili mund të rrezikojë çdonjërin qytetarë.
Nga kjo situatë, shumë punëtorë të sektorit privat do të mbesin dhe pa paga.
Ndonëse institucionet shtetërore thanë se do të krijohen lehtësira në pagesën për tatimet në kohën e pandemisë, pronari i kompanisë “Meka Halal” që bën prodhimin e produkteve të mishit ka thënë se kompania e tyre do t’i paguaj tatimet.
“Unë si drejtor i MEKA Halal Food ( MEKA shpk ) i falënderoj institucionet e Republikës shumë që kanë vendos të bëjnë shtyrjen e pagesës së detyrimeve tatimore për këtë muaj mirëpo duke e pas parasysh se vendi po kalon në një krizë shumë të madhe e cila do të ketë pasoja ekonomike të ndjeshme në të ardhmen dhe duke e ditë se do të ketë dhe të hyra buxhetore më pak edhe pse nuk posedoj pasuri rezervë jashtë asetëve të kompanisë kam vendos që obligimet tona të inkasohen në buxhetin e republikës në afatin e rregullt dhe javën që shkoi i kemi paguar të gjitha detyrimet. E falënderoj të Madhin Zot që na ka mundësuar të japim sado pak kontribut si familje dhe si firma MEKA që vendit tonë t’ia lehtësojmë gjendjen në të cilën gjendet”, pati shkruar pronari i kësaj kompanie Burim Piraj.
Por kjo kompani është duke menduar edhe për problemet me të cilat mund të përballen kompanitë e tjera private.
Biznesmeni i Kosovës e që është njëri prej pronarëve të kompanisë “Meka Halal Food”, Pirro Piraj, së fundmi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merren masa dhe të ndihmohen bizneset të cilat për arsye të virusit janë mbyllur.
“Covid-19 – bllokimi ekonomik! Dëmet financiare të ekonomisë sonë, e cila edhe ashtu është e pazhvilluar, jam tepër të mëdha! Duhet sa më parë të merren masa dhe të i ndihmohet bizneseve të cilat për arsye të virusit janë të mbyllura, përndryshe nga muaji i ardhshëm futemi në një krizë të tmerrshme, ku një pjesë e popullit rrezikon të mbetet pa bukë! Tash kur stili i jetesës ka ndryshuar dhe shumica e familjeve jetojnë pa rezerva financiare, rreziku i kolapsit është tepër i madh! Dasht Zoti e po na e largon këtë sfidë sa më parë!”, ka shkruar Piraj.