Afaristi i njohur kosovar kërkon që të ndalet kjo zhvatje e bankave ndaj bizneseve
Afaristi Pirro Piraj ka deklaruar se vendimi i BQK-së për largimin e komisioneve për pagesa me kartelë në bankat e vendit, do të kishte kuptim nëse do e anulonte komisionin që e paguajnë bizneset për pranimin e pagesave me kartelë.
Piraj përmes Facebook ka thënë se mirëmbajtja e llogarisë, komisionet në pagesa dhe komisionet në pranim të pagesave, janë pikat kryesore që i favorizojnë pagesat me kartelë dhe pa largimin e tyre, nuk mund të ketë rritje të numrit të pagesave me kartelë.
Ky është postimi i plotë në Facebook:
Vendimi i fundit i BQK-së për largimin e komisioneve për pagesa me kartelë në të gjithë bankat që operojnë në vend, do të kishte pas kuptim nëse do ta anulonte komisionin që e paguajnë bizneset për pranimin e pagesave me kartele, për ata që nuk e din, për çdo pagesë të kryer me kartel, operatori (biznesi) obligohet ndaj banke me përqindje të ndryshme duket filluar nga 1% e deri në 3% të shumës së paguar e ndoshta edhe më shumë, gjë që i bënë bizneset që automatikisht të i favorizojnë pagesat kesh!
Mirëmbajta e llogarisë, komisionet në pagesa që tash i kanë largu, komisionet në pranim të pagesave, për mendimit tim janë pikat kryesore që i favorizojnë pagesat me kartelë, e që pa largimin e këtyre dy pikave të mbetura, nuk mund të pritet që të ketë rritje të numrit të pagesave me kartelë, sepse janë shumë të pa favorshme për bizneset!
Vikend të këndshëm