Afaristi i njohur kërkon që paga e kryeministrit të jetë 5 mijë euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të mbajë mbledhjen e Qeverisë. Në këtë mbledhje Kurti do të shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ia rriti vetes pagën dhe një pjese të kabinetit qeveritar.
E, lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për uljen e pagës ka reaguar biznesmeni i njohur, Burim Pirraj.
Ai ka thënë se e konsideron gabim të madh uljen e pagave nga kryeministri Kurti, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, nuk ka logjikë që një kryetar shteti e një kryeministër të ketë pagën më të vogël se 5 mijë euro.
Postimi i tij i plotë:
E konsideroj gabim shumë të madh uljen e pagave nga kryeministri!
Pagat e vogla, abuzimet e mëdha!
Nuk ka logjikë një kryetar shteti e një kryeministër të ketë pagë më të vogël se 5000 EURO!
Të parët e shtetit!
Nuk është shaka!
Ata duhet të jenë më të paguarit dhe duhet të jenë më të përgjegjshmit në çdo aspekt!/FaktePlus