Aeroporti i Prishtinës njofton qytetarët për fluturimet
Aeroporti i Prishtinës ka lëshuar një njoftim lidhur me fluturimet që do të ndodhin nesër nga vendet Evropiane.
Në njoftimin e Aeroportit Adem Jashari thuhet se njëri nga fluturimet që do të ndodhë me udhëtarë nga Dusseldorfi është nën menagjimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit.
Aeroporti i prishtinës për fluturimet në arritje në Prishtinë ka thënë se qytetrët duhet të kontaktojnë me ambasadat e shteteve përkatëse ku ndodhen.
Njoftim për fluturimet që do të realizohen nesër më 20 Mars 2020:
Prishtine-Munich 1 fluturim (ora 09:15)
Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 09:15)
Prishtine-Dusseldorf 2 fluturime(ora 09:45/14:45)
VEMENDJE:
Njëri fluturim nga Dusseldorf për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje në orën 14:00 i organizuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit!
PER FLUTURIMET NE ARRITJE NE PRISHTINE, UDHETARET ME SHTETESI KOSOVARE LUTEN QE TE KONTAKTOJNE ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHEN!