Adriana Matoshi merr gjithë vëmendjen e veshur në të kuqe
Adriana Matoshi, vazhdon të jetë mjaft e komentuar për paraqitjet që bën.
Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, shpesh publikon me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ka marrë vëmendje me një kostum të kuq e me stil flokësh të veçantë.
“Duke vallëzuar pa melodi, lumturia është kudo”, kanë qenë fjalët përkrah postimit.
Ndërkohë, reagimet e komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet, raporton telegrafi.
Adriana në anën tjetër u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Ajo theksoi se i është futur politikës për të ngritur zërin në çështjet që kanë të bëjnë me artin, duke qenë se shquhet si një nga aktoret më të suksesshme në vend.
View this post on Instagram