Adoleshenti vdes duke luajtur shumë video-lojëra
Një adoleshent vdiq para kompjuterit pasi kishte luajtur pa ndërprerje me video-lojëra gjatë ditëve që kishte pushim nga shkolla.
Prindërit thonë se ai kishte varësi. Rrinte gjithë natën duke luajtur e në mëngjes mbyllte perdet që ta bënte dhomën errësirë e të vazhdonte lojën.
Prindërit i luteshin të ndalonte, por ai vazhdonte, derisa e gjetën të hënën të vdekur, të rënë nga karrigia. Mjekët thanë që ishte shkaktuar nga një mpiksje e gjakut në tru.