ADN- ja zbulon një vajzë të ish-mbretit, Belgjikës i shtohet një princeshë
Belgjikës papritur i është shtuar një tjetër princeshë, ndonëse nuk bëhet fjalë për një lindje të re ose dasmë në pallatin mbretëror në Laeken, ku jeton familja e mbretit Philip.
Princesha e re është 52-vjeçare, skulptore dhe quhej deri dje Delphine Boël. Por që sot me urdhër të gjykatës belge ajo do të shtojë edhe mbiemrin e familjes Coburg-Gotha, si pjesëtare legjitime e saj si motër e mbretit.
Gruaja ka fituar një betejë gjyqësore me ish-mbretin Albert III, që nuk e njihte atësinë mbi të bijën e lindur nga një lidhje jashtëmartesore në vitin 1968, ndërkohë që ishte e martuar me Paola Ruffo di Calabria.
Alberti 86-vjeçar ka mohuar me vite atësinë, por pas pothuajse dy dekadash zhurme mediatike Gjykata belge e shtrëngoi në vitin 2018 të bënte testin e ADN-së, ku shkelja e vendimit do t’i kushtonte 5 mijë euro në ditë.
Rezultatet i dhanë të drejtë Delphine Boël dhe tashmë edhe fëmijët e saj mund të mbajnë titullin “princë të belgëve”.