Aderime të reja në AAK
Kryetari Ramush Haradinaj sot ka pritur këshilltarin e Komunës së Artanës, Jahi Zeqiri, si edhe juristen e diplomuar Mirlinda Maloku- Berkolli, e cila njihet edhe si aktiviste e dalluar.
“Me vizionin e qarte te Aleances, po bashkohen perdite veprimtare te deshmuar dhe profesioniste te fushave te ndryshme. Bashkimi me familjen tone politike i asambleistit te Artanes, Jahi Zeqirit me dhjetera bashkeqytetare, eshte deshmi se njerezit e devotshem te Kosoves, duan t’i sherbejne forcimit te shtetit dhe mbrojtjes se sovranitetit te tij dhe jo politikave ditore”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërsa, Maloku- Berkollin, Haradinaj e ka prezantuar edhe si aktiviste të dalluar.
“Figura te respektuara te shoqerise, çdo here e me shume po e perkrahin konceptin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, per Kosoven 100 % shtet. Sot, AAK-se iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar ne vend. Bashke, do te punojme per Kosoven e forte ne ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shendetesi”, ka thënë ajo.