Ademi sjell bisedën e fundit me Lezën – ja si ishin shtyrë kush të vdes i pari
Aktori Adem Mikullovci ka sjell një bisedë që kishte zhvilluar në takimin e fundit me aktoren Leze Qena, e cila ndërroi jetë dje në moshën 85 vjeçare.
Me një shkrim prej disa rreshtave, aktori Adem Mikollovci, ka treguar dhimbjen që po ndjen me rastin e vdekjes së aktores, Leze Qena.
Mikollovci thotë se edhe pse e lanë të fundit, s’ka qare pa shkuar te Lezja e bashkëshorti i saj Xhevati që ka ndërruar jetë kohë më parë.
“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat… Teatri i jonë Leze-u mbyll”, ka shkruar mes tjerash Mikullovci..
Ky është postimi i plotë i aktorit Adem Mikullovci:
ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashkë herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”… Ti ma kape veshin dhe më bërtite: “Përkundrazi unë shkoj para teje, mua më ka grua e ty vetëm shok”..
Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett…
Mua më latë të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.
Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….
Teatri i jonë Leze-u mbyll.