Adem Zogjani dje u dërgua në Hagë, EULEX thotë se nuk e ka arrestuar dhe s’di asgjë
Dje gjatë ditës, është bërë e ditur se Adem Zogjani, anëtar i AAK-së, është arrestuar dhe dërguar për në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook, djali i Zogjanit, Liridon Zogjani.
“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar dje ai.
Zogjani ka thënë se babai i tij është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.
E sot Misioni i EULEX-it në Kosovë, ka mohuar se ka arrestuar anëtarin e AAK-së, Adem Zogjanin, i cili dje është dërguar në Hagë.
“Misioni Evropian për Rend dhe Ligj në Kosovë (EUELX) nuk e ka arrestuar personin që i jeni referuar [Adem Zogjanit] në thirrjen tuaj në Zyrën për Media. Informacioni është i pavërtetë”, thuhet në përgjigjem, njofton Klan Kosova. Tutje EULEX thotë se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Adem Zogjani dje u dërgua në Hagë, familja thotë se ka kontaktuar me të