Adelina Ismaili ironizon me Leonora Jakupin pas shkarkimit të vëllait të saj
Siç ishte komentuar mjaft shumë ‘mosmarrëveshja’ që kishin mes dy artisteve të njohura shqiptare Adelina Ismajli dhe Leonora Jakupi, duket se dyshja nuk i kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën akoma.
Pas shkarkimit të 11 diplomatëve nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndër ta ishte vëllau i këngëtares nga Drenica, Leonora Jakupit, Adnan Jakupi.
Ai mbante pozitën e Këshilltarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte edhe sekretar i dytë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.
Ndërkohë që këngëtarja e njohur Adelina Ismajli, ka reaguar në InstaStory, ku ka shkruar “Fshisë, fshisë, dadës”, duke lënë të nënkuptojë se ka ‘thumbuar’ Leonorën, me të cilën nuk i ka raportet fare të mira.