Adeles pas ndarjes burri mund t’ia marr gjysmën e pasurisë
Bashkëshorti i Adelës, Simon Konecki, mund të marrë gjysmën e pasurisë së saj prej 150 milionë funte pasi çifti ndahet fshehurazi vitin e kaluar
Dokumentet tregojnë se Adele gjithashtu shiti shtëpinë e tyre 3 milion UK në vitin e kaluar dhe transferoi një pronë LA në emrin e Simonit. shkruan TheSun, transmeton Klan Kosova.
Çifti nuk ka nënshkruan ndonjë marrëveshje para ndarjes, anise ata u ndan fshehurazi vitin e kaluar, shkruan TheSun.
Adele e Simon kanë një djalë gjashtë vjeç me emrin Angelo, ata u martuan fshehurazi më 2016 pas pesë vjet takimesh, por miqtë e tyre thanë se jeta e tyre ka marrë kahje të ndryshme.
Adele ende ka një rezidencë prej 7.3 milionë funtash në Beverly Hills, LA, dhe një shtëpi banimi prej 7.4 milionë funtash në Kensington, në qendër të Londrës, gjithashtu ka një banesë 1.5 milionë funte në jug-perëndim të Londrës.