Abrashi: Strukturat e partisë në Beneluks të mobilizuara për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se aktivistët e LDK-së janë mobilizuar edhe po punojnë shumë edhe në vendet e Beneluksit, që fitorja e 6 tetorit të jetë më e thellë.
Ai ka treguar se tashmë po organizojnë transportin për të gjithë veprimtarët nga vendet e Beneluksit, siç janë, Belgjika, Holanda e Luksemburgu.
“Kryetari degës, Bahtir Kastrati, sekretari Xhavit Belaj dhe anëtari i kryesisë Ibish Lipaj, dhe e gjithë Kryesia janë angazhuar për organizimin sa më të mirë të transportit për të gjithë veprimtarët dhe votuesit e LDK-së në vendet e Beneluksit. Nga 30 shtatori, grupi parë organizativ, në krye me nënkryetarin Shaip Ademi dhe dhjetëra aktivistë, pas arritjes në Kosovë janë kyçur në aktivitetet lobuese në degët përkatëse, dhe në pritje të atdhetarëve tjerë të cilët arrijnë të premten, për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se LDK-ja nga angazhimi i veprimtarëve nga vendet e Beneluksit, pret së paku 3000 vota, për kryeministren në ardhje, Vjosa Osmani dhe listën e LDK-së.