Abrashi: Rinia beson në LDK
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se tashmë kanë përgatitur një program të mirë qeverisës për të gjitha fushat, duke përfshirë këtu edhe rininë.
Ai shfaqi besimin se rinia do të mbështet LDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Rinia beson në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në programin më të sinqertë për qytetarin”, është shprehur Abrashi gjatë një takimi që ka zhvilluar me të rinjtë e partisë.