Abrashi: Më 6 tetor Prishtina do të jetë vetëm e LDK-së
Kandidati për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi është shprehur i bindur se Prishtina është me LDK-në.
Abrashi theksoi se Prishtinasit besojnë në vlera dhe në qeverisjen e LDK-së.
“Prishtina është dhe do të jetë me LDK-në dhe me kryeministren Vjosa Osmani, sepse besojnë në vlera dhe në qeverisje të ndershme. Më 6 tetor Prishtina do të jetë vetëm e LDK-së”, ka shkruar Abrashi në facebook.