Abrashi bashkë me Hysenin në Zvicër, vlerësojnë rolin e diasporës në Kosovë
Ministri i Infrastrukturës, Abran Abrashi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për një vizitë që kishte në Zvicër për interesa të LDK-së.
Bashkë me anëtarin e Kryesisë, Skender Hysenin janë takuar me kryetarin, Ahmet Kosumi dhe kryesinë që ishin preent atje, do të funksionalizojnë nëndegë dhe mundësi të mira depërtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Me anëtarin e Kryesisë, Skender Hysenin, takuam kryetarin, Ahmet Kosumi dhe Kryesinë, biseduam për punët e mira që po i bën qeverisja e LDK-së dhe projektet tjera për Kosovën.
Muajëve në vijim, do të vijmë përsëri për të funksionalizuar edhe një numër të nëndegëve në Zvicër si dhe mundësitë tjera se si LDK në Zvicër mund të organizohet më mirë.”, thuhet në postim.
Sipas tij partia që I përket, do të vazhdojë të jetë urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës.
“LDK në Zvicër vazhdon të jetë urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës, duke promovur vlerat e dy vendeve. Roli i mergatës dhe i LDK-së ishte dhe vazhdon të jetë mëse i rëndësishëm, dikur në procesin e shtetndërtimit, kurse tani në krijimin mundësive të reja, në arsim, kulturë, biznes etj.”, theksoi ministri.