Abdullah Zeneli, ndreqësi i telefonave që punoi edhe në karantinë, vlerësohet nga Help Kosovo
Organizata Joqeveritare Help Kosovo, përmes një postimi në Facebook ka folur për punën e Abdullah Zenelit, i cili ka në pronësi një dyqan për shërbimet e telefonave.
Abdullah Zeneli është nga komuna e Drenasit, ku edhe e ka dyqanin e tij ‘Mobile Zone’.
Zeneli gjatë pandemisë i ka mbledhur telefonat që kishin nevojë për shërbim në rrethinën e tij, i ka rregulluar dhe ua ka kthyer klientëve. Kjo gjë e ka ndihmuar atë që të gjenerojë të ardhura.
“Ai deklaroi se “pajisjet e Help-it rritën të ardhurat për 40% dhe krijuan mundësinë për të punësuar tre anëtarë të stafit dhe një familje me nëntë anëtarë që jetojnë nga kjo veprimtari”., thuhet në postimin e Help Kosovo.
Mirëpo për Zenelin, sfidë mbetet ndërprerja e energjisë elektrike për shkak të përmbytjeve.
Dyqane për shërbime të telefonave në Kosovë ka shumë, pasi që konsiderohet biznes me fitim./FaktePlus/
Në Kosovë aktivitet mjaft fitimprurës mbetet të jenë dyqanet dhe shërbimet e telefonave celularë dhe njëri prej tyre…
Posted by Help Kosovo on E enjte, 21 Janar 2021